Kultivonte bimë narkotike sipër bjeshkëve të fshatit, arrestohet 30 vjeçari në Tropojë, procedohet penalisht edhe inspektori i pyjeve

Kultivonte bimë narkotike sipër bjeshkëve të fshatit,…

Një 30 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tropojë pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike. Shtetasi Gëzim Zogëzaj bënte kultivimin e bimëve narkotike në bjeshkët sipër fshatit Vilisht ku jetonte.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe inspektoi i pyjeve, shtetasi I.SH me akuzën për “moskallëzim krimi”.

Njoftimi i Plotë

Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis.

Operacioni i koduar “Vilishti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë.

Ndalohet 31-vjeçari Gëzim Prengzaj, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Procedohet penalisht inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzimi krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, pas një hetimi dymujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Vilishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gëzim Prengzaj, 30 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. Sh., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit