Kunata bashkë me vjehrrin, rrahin mizorisht gruan bashkë më fëmijët

Kunata bashkë me vjehrrin, rrahin mizorisht gruan…

Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti në familje. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa dy gratë e dëmtuara janë kunata me njëra-tjetrën. 

Njëra nga të dhunuarat është Dava Ndoj, 33 vjeçe. Babai i saj Ndue Gjoni thotë se ajo është me urdhër mbrojtje dhe konfliktet me familjen e burrit kanë nisur që në muajin janar.

“Sot e kanë sulmuar vajzën time fizikisht vjehrri me gjithë vajzën e vet të martuar, djali i vajzës, nipi që është në moshë madhore, mbi 20 vjeç, vajza e po kësaj dhe një mbesë tjetër. Dava është me urdhër-mbrojtje. Vendimi i gjykatës të premten është i formës së prerë me i çuar energjinë elektrike dhe ujin se janë dy muaj pa to.
Konfliktet kanë nisur që më 16 janar. Vajza është e dhunuar, shkul flokët, me hematoma, nuk e lëviz qafën. Unë kërkoj vetëm drejti, asgjë më tepër. Vjehrri i Davës ka çuar një mik tek vëllai im, jo tek unë dhe i ka thënë ma rregullo punën se Dava po më merr shtëpinë, ai i ka thënë nuk kam punë, çfarë të japë gjykata merr Dava”, deklaroi i ati i 33-vjeçares.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit