
Kunata e Marina Vjollcës, Rida Gërdovi e cila gjithashtu është moderatore ka folur për marrëdhënien që ka me Marinën si kunata. Gërdovi është në lidhje me vëllanë e Getoar Selimit, Liberian Selimin.
‘’Puna shpesh herë nuk ma mundëson ardhjen në Tiranë, por Marina është person shumë i thjeshtë, shumë e ëmbël. Më ka lënë realisht përshtypje si person në atë periudhë që kam pasur mundësi të qëndrojë me të, kështu që është shumë e mirë’’, është shprehur ajo për mediat në Kosovë.