Kunata e Taulant Malajt: Telefonoi dhe tha se ka vrarë 3 veta, djalin e gjetëm duke parë motrën të vdekur

Kunata e Taulant Malajt: Telefonoi dhe tha…

Ndërsa policia vazhdon me hetimet, familjarët e Tefta dhe Taulant Malajt zbulojnë detaje tronditëse. Ditën e sotme është zbardhur një tjetër dëshmi në lidhje me masakrën e kryer nga Taulant Malaj, i cili plagosi gruan e tij, Tefta Malaj, vrau vajzën, Xhesika, si dhe një shtetas italian, me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.

Është kunata e Taulant Malajt. Raba Malaj, e cila tregon se pasi kishte kryer masakrën, Taulanti kishte marrë në telefon vëllain e tij dhe kishte thënë se ka vrarë tre veta.

Natën që kreu krimin, Taulanti na telefonoi. Ai mori vëllain dhe pohoi se kishte vrarë 3 persona. Pas vrasjes erdhi me makinë para pallatit tonë dhe tha ejani të merrni djalin”, tha ajo.

Ndërsa shprehet se kur shkuan në vendngjarje gjetën djalin duke parë të motrën e vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit