Kunati i tij Lefter Koka në burg për inceneratorët, Agron Duka: Në 2025 mund të bashkohem me Ramën

Kunati i tij Lefter Koka në burg…

Partia Agrare Ambjentaliste, një parti e krijuar nga Lufter Xhuveli në vitin 1991, i’u la në dorë Agron Dukës në vitin 2016. Pas një mandati si ministër bujqësie në qeverinë e Fatos Nanos, Duka u zotua se do të bënte opozitë dhe do të luftonte pushtetin. Në fakt Duka u përzu nga radhët e socialistëve dhe gjeti mbështetje nga Berisha që në mitingjet e viteve 90′ i kujtonte Agron Dukës dhe kunatit të tij Lefter Kokës, së ishin pjesë e ‘Klanit Duka’.

Por Agron Duka harroi akuzat u rreshtua krah kukullës së Sali Berishës, Lulzim Bashës. Edhe në këto zgjedhje Agron Duka mbështeti kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku komandon e bënte Berisha dhe Meta. Mirëpo e tillë është politika ku gjithësecili shkon nga frynë era. E në këtë situatë ku kanë 10 vite në opozitë, Duka është lodhur duke pritur të jetë në pushtet.

Opozitari Duka mund të tradhëtojë demokratët dhe të rikthehet sërish te socialistët. Ndonëse u betohesh në çdo deklaratë publike se pa larguar Ramën Shqipëria nuk bëhet, Agron Duka kërkon të hipi edhe njëherë në karrigen e ministrit në prag pensioni.

Kreu i PAA ka lidhje të forta me socialistët pasi kunati i tij Lefter Koka ishte një nga politikanët kryesor në mbështetje të socialistëve në zgjedhjet e vitit 2021. Po ashtu, vëllai i Lefter Kokës, Nari Koka është mik i ngushtë me Ramën dhe mund të negociojë afrimin e Dukës pranë socialistëve. Këtë dëshirë Agron Duka e ka konfrimuar vetë, duke thënë se do të shkojë nga është pushteti dhe paraja, duke pranuar pazare politike.

Numri i votave me surprizoi 44 mijë vota. Jemi shumë para me Partisë Republikane, jemi 12 mijë vota para, me PDIU 15 mijë vota para, me të tjerat më poshtë. Shpesh herë që ne u detyruam për shkak të situatave bëmë kompromis dhe hymë më PD. Unë gjykoj që në Durrës i marrim prapë 9 mijë vota. Të dyja krahët e politikë kanë interes që këto vota ti kenë për vete. Pra ne jemi ofertë politike për 2025.

Pyetje: Kur thoni ofertë politike do të thotë që jeni të hapur, edhe me PS?

Duka: Po patjetër, Po pse ca do bëjmë?” – tha Duka duke nënkuptuar se opozitarizmit të tij i ka ardhur fundi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit