Kundërofensiva ukrainase, Kievi rimerr territorin e aneksuar nga Putin

Kundërofensiva ukrainase, Kievi rimerr territorin e aneksuar…

Ukraina po përparon me shpejtësi të madhe në dy fronte, në jug dhe lindje të vendit, ndërsa trupat rusë po tërhiqen me ritme të shpejta.

Trupa ukrainas kanë rimarrë në kontrollin e tyre më shumë territor në rajonet e aneksuara ilegalisht nga Rusia, shkruan BBC. Përparimi ukrainas duket qartë nga harta e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar humbje të konsiderueshme në rajonin e Kherson të Ukrainës.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson konfirmuan avancimin ukrainas, ndërsa theksuan se forcat e Moskës janë në mbrojtje. Trupat ukrainase u zhvendosën gjithashtu drejt Luhanskut të kontrolluar nga Rusia në lindje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit