"Kundërshtarët politikë e kanë eliminuar"/ Xhaxhai i Ervis Martinajt: Nipin ma kanë vrarë dhe kufomën e kanë zhdukur

“Kundërshtarët politikë e kanë eliminuar”/ Xhaxhai i…

Kanë kaluar disa muaj nga zhdukja e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Xhaxhai i tij Faik Martinaj, është shprehur se ai është vrarë dhe kufoma është zhdukur.

Më tej, ai shton se kundërshtarët politikë e kanë eliminuar. Sipas tij, armiku nuk do t’ia fshihet trupin. Faik Martinaj po ashtu ka deklaruar se pasojat për Ervis Martinajn kanë ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politikë e kanë eliminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, është deklarata e fundit e dhënë nga xhaxhai i Ervis Martinajt për nipin e tij gjatë një emisioni televiziv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit