Kupa e Gjermanisë/ Bayern Munich siguron finalen

Kupa e Gjermanisë/ Bayern Munich siguron finalen

Është zhvilluar sonte në stadiumin Allianz Arena gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Gjermanisë, mes Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt.

Bavarezët fituan 2-1 falë falë golave të kroatit Ivan Perisic dhe të zakonshmit Robert Lewandowski.

Ndeshja u dominua nga të besuarit e Hans-Dieter Flick, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 14-të me Perisic.

Në pjesën e dytë lojtarët e Frankfurt kërkuan golin e barazimit, dhe pas disa tentativash arritën të barazonin në minutën e 69 me anë të Da Costa.

Barazimi që zgjati vetëm 5 minuta, pasi Robert Lewandowski riktheu avantazhin për Bayern Munich duke shënuar golin e fitores dhe të 45-tin personal në të gjitha kompeticionet.

Në finalen që do të luhet më 4 korrik në Olympiastadion të Berlinit, Bayern Munich do të përballet me Bayer Leverkusen. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit