Kupa e Italisë/ Fiorentina-Inter, publikohen formacionet zyrtare

Kupa e Italisë/ Fiorentina-Inter, publikohen formacionet zyrtare

Në orën 15:00 do të startojë sfida, Fiorentina-Inter për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë.

Pas dy rezultateve negative në kampionat, humbje ndaj Sampdorias dhe barazim ndaj Romës, të dyja në transfertë, Interi do të luajë vetëm për fitore sot në sfidën ndaj Fiorentinës në stadiumin “Artemio Franchi”, për të synuar kualifikimin në çerek-finalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte do të bëjë një mini-Turn-Over në formacion duke parë se të dielën mbrëma, zikaltërit do të luajnë ndaj Juventusit për “Derbin e Italisë” në “Giuseppe Meazza”.

Formacionet zyrtare:

Fiorentina (3-4-1-2): Terraçano; Milenkoviç, Kuarta, Kaseres; Igor, Borha Valero, Amrabat, Biragi; Castrovili; Ejserik, Kuame. Trajner: Çezare Prandeli

Inter – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, Ranokia, Kolarov; Jang, Galiardini, Eriksen, Sensi, Perisiç; Sançez, Lautaro Martinez. Trajner: Antonio Konte.

 

/boldnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit