Kupa e Italisë/ Pirlo paralajmëron Interin: Duam të shkojmë me çdo kusht në finale!

Kupa e Italisë/ Pirlo paralajmëron Interin: Duam…

Juventusi kërkon finalen e Kupës së Italisë me çdo kusht. Ky është paralajmërimi që Andrea Pirlo i ka bërë Interit pas sifdës së kthimit të gjysmëfinaleve të turneut që luhet në Torino. Duke folur për televizionin e klubit, ai bëri të ditur se finalja e Kupës është një nga objektivat sezonale të ekipit që synon gjithmonë të fitojë në çdo turne ku merr pjesë.

“Ne duhet të luajmë në stilin e Juves, siç kemi bërë në ndeshjet e fundit. Ky është raundi i dytë i një sfide të madhe që do të na japë mundësinë të shkojmë në finale dhe është një objektiv që duhet të arrijmë me çdo kusht, ndaj do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë, një betejë. Por jemi gati për ta përballuar sa më mirë.

Duhet ta nisim ndeshjen me sjelljen sikur jemi barazim, niset nga 0-0, nuk mund të mendojmë për fitoren e ndeshjes së parë. Shkon gjithçka në zero dhe është si një finale, ndaj duhet të kemi sjelljen e një skuadre agresive që di atë që dëshiron. Ky objektiv është shumë i rëndësishëm e nuk mund ta lejojmë të na ikë nga duart.

Interi është një skuadër shumë e organizuar, e njohim mirë atë dhe trajnerin. E dimë që kanë lojtarë shumë të fortë dhe kanë rikuperuar Lukaku e Hakimi, të cilët janë thelbësorë për zhvillimin e lojës së tyre. Kanë karakteristika që ne njohim dhe duhet të jemi të kujdesshmëm”, deklaroi Pirlo për ndeshjen e nesërme. Juventusi ka fituar 2-1 sfidën e parë në Milano e qartësisht është favorit për të kaluar në turin tjetër të turneut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit