Kupa e Shqipërisë/ Bylis fiton me përmbysje ndaj Tiranës gjysmëfinalen e parë

Kupa e Shqipërisë/ Bylis fiton me përmbysje…

Bylisi ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë duke mposhtur me përmbysje kryesuesit e kampionatit, Tiranën.

Në “Adush Muça”, të parët kanë kaluar në epërsi bardheblutë, që në minutën e 20-të.

Edon Hasani gjuan saktë me kokë në zonë pas harkimit të Kobinah nga këndorja dhe thyen Mirakën.

Në pjesën e dytë, Bylisi do të hidhej në sulm, por çuditërisht Tirana u shfaq shumë pasive në fushën e lojës.

Tirana u shthur totalisht duke lënë mallakastriotët të bëjnë ç’të duan.

Vendësit përfitojnë mësë miri nga sjellja e kryeqytetasve dhe shënojnë dy herë me kapitenin Murataj.

Goli i parë vjen në minutën e 65-të, ndërsa pas 13 minutash rrjeta e përmbysjes, në të dyja rastet me mbrojtjen bardheblu thuajse që nuk reagon siç duhet.

Në kohën shtesë, Goxha do të shpërdorojë një penallti për Bylisin, që mund ta kishte bërë edhe më të thellë fitoren e vendasve.

Ata gjithsesi do të duhet të bëjnë llogaritë me sfidën e dytë, pasi goli i shënuar i Tiranës e lë ende të hapur çështjen e kualifikimit./Gazetaatdheu.com/

Bylis 2-1 Tirana

Golat: Murataj  65′,  78′ / Hasani 20′


 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit