Kupa e Shqipërisë/ Sot, përcaktohen finalistët

Kupa e Shqipërisë/ Sot, përcaktohen finalistët

Ditën e sotme,  përcaktohen dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë.

Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të fituar 2-1 nga Bylisi që shkaktoi shumë polemika për dyshimet si e trukuar Tirana kërkon sot përmbysjen e madhe ndaj mallakastriotëve.

Trajneri Egbo thotë se do luajë me më të mirët dhe grupin e ka të plotë. Tirana-Bylis luhet në 17:30 në “Selman Stërmasi”. Të dyja ekipet duan finalen e madhe dhe do bëjnë gjithçka për ta arritur.

“Shkëndija” premton edhe gjysmëfinalja tjetër mes Teutës dhe Kukësit që luhet në 20:45 në “Niko Dovana”.

Takimi i parë gjysmëfinal përfundoi pa gola dhe sfida është e hapur.

Trajneri i Teutës Edi Martini e cilëson një sfidë të vështirë por kërkon kalimin më tej.

Më i qetë është shfaqur tekniku i verilindorëve Orges Shehi i cili sqaron se edhe për titullin kampion gara nuk ka mbaruar.

Si për Teutën ashtu edhe Kukësin Kupa do të ishte shpëtimi i sezonit.

Finalja do luhet më 2 gusht.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit