Kupa shkon në Durrës, Tirana nuk shënon dot. Teuta feston në “Air Albania”

Kupa shkon në Durrës, Tirana nuk shënon…

Tirana nuk ka mundur që të përsërisë dot fitoren e disa ditëve më parë në “Air-Albania”.

Teuta i ka marrë kryeqytetasve trofeun me një rezultat të pastër 2-0, duke festuar në 100-vjetorin e themelimit të klubit.

Durrasakët thyejnë kampionët e freskët të futbollit shqiptar, duke mposhtur Tiranën në finale.

Ekipi i Edi Martinit shfaqi grintë dhe personalitet në fushë.

Durrsakët ushtruan menjëherë presion në portën e bardhebluve, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të.

Rustem Hoxha me kokë kaloi bregdetarët në avantazh.

Tirana mori shpejt kontrollin e lojës, por pa qenë të saktë në finalizim.

E njëjta histori edhe në fraksionin e dytë, ku ekipi i Egbos s’postoi Teutën në gjysmë fushë, por Ngoo dhe Torasa shpërdoruan disa raste të pastra për gola, për t’u rikthyer në lojë.

Pikërisht në momentin më të mirë të Tiranës, një gafë e Kristi Vangjelit, solli dhe golin dytë për Teutën.

Lorenc Vila i pa shqetësuar e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund me Teutën që feston me të drejtë këtë trofe të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit