Kuq e zi i përjetshëm, Armando Broja: Ka lajme të rreme, nuk jam zënë me Silvinjon

Kuq e zi i përjetshëm, Armando Broja:…

Mosgrumbullimi i Armando Brojës në disa ndeshje të rendësishme që Shqipëria pati ndaj Polonisë dhe Çekisë, ngriti dyshime se mes sulmuesit dhe trajnerit brazilian ka krisje të raporteve. Silvinjo asokohe tha Broja ishte i dëmtuar ndaj nuk e grumbulloi, teksa sulmuesi në 12 tetor kur u rikthye te Chelsea. Dyshimet u shtuan teksa Armando Broja u aktivizua në ndeshjen e fundit kundër Man.City, ku fitoi edhe një penallti.

Të gjitha këto dyshime se Broja dhe Silvinjo kanë ndarë rrugët, i ka hedhur posht pikërisht sulmuesi. Në një reagim në rrjete sociale, Broja thotë se nuk ka asnjë marrëdhënie të prishur me lojtarët apo stafin dhe se po kërkon pak kohë rikuperimi për t’u kthyer në formën e duhur.

“Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri (trajneri) jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbja një vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermani. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit