Kur Ardian Çapja pozonte dhe bënte fotografi me Edi Ramën!

Kur Ardian Çapja pozonte dhe bënte fotografi…

Ardian Çapja ka qenë së bashku me Lulzim Berishën, ndër personat e parë, që është bërë subjekt i Anti-Kçk.

Vetëm dy ditë pasi OFL i dërgoi formularin për të vërtetuar burimin e pasurisë që posedon, gazetari Artan Hoxha publikoi në datën 6 shkurt në media, një fotografi ku i plagosuri i sotëm pas një atentati, shfaqet në një fotografi së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij në studion e emisionit, Opinion, Hoxha deklaroi se fotoja është bërë 3 vite më parë gjatë vitit zgjedhor (2017) në resortin e personit në fjalë.

“27 janar 2017. Personi në fjalë është i listuar në listën e asaj vajzës së OFL-së. Ky është Ardian Çapja. Ky këtu është kryeministri i Shqipërisë. Ligji e thotë që çdo magjistrat që shoqërohet me persona nën hetim apo të dënuar duhet të lërë detyrën… Dolën pa pranga, tha që në seancën e parë. Edi Rama thoshte se gjyqtari e liroi nipin e tij. Ndaj Ardianit nuk ka dënime me sa di unë, por pasuria e tij dhe fisit janë objekt i ligjit. Ky personi ka vetëm foto për arrestimin, Rama ka qenë në resortin e tij”, deklaroi në shkurt të këtij viti Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit