Kur do marrë shembull Shqipëria nga shtetet europiane?

Kur do marrë shembull Shqipëria nga shtetet…

Zgjedhjet europiane që u mbajtën mes datave 6-9 qershor trazuan ujërat në BE dhe politikën e brendshme në disa shtete, përfshirë Francën, ku Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, apo Belgjikë.

Me lot në sy, kryeministri belg, Alexandre de Croix, njoftoi dorëheqjen, pasi partia e tij humbi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane.

Partia e tij e qendrës së djathtë, Liberalët dhe Demokratët Flemish të Hapur, pa që numri i saj të binte pasi mori vetëm 5.7%, sipas sondazheve.

Edhe kryetari i partisë, Tom Ongena, ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen. “Për ne ishte një natë veçanërisht e vështirë, ne humbëm”, u tha ai mbështetësve të tij. “Jam i bindur se na duhet urgjentisht një qeveri e re, me kompetenca të plota”, shtoi ai, duke theksuar se mesazhi i votuesve është i qartë.

Po Shqipëria, kur do marrë shembull nga Europa? Liderët tanë, në mbi 30 vite demokraci, nuk kanë dëshmua asnjë element të këtij sistemi. Pas çdo humbje në proceset zgjedhore, togfjalëshi më i përdorur është se votat janë vjedhur, janë blerë e çdo pretekst tjetër, duke mos pranuar asnjë herë dështim dhe humbje.

Dorëheqja nuk ekziston si opsion në vendin tonë. Edhe pse një sërë skandalesh të mëdha kanë plasur, si inveneratorët, dosja 5D e shumë të tjera, ku një pjesë e zyrtarëve janë në qeli ose kërkim ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama e ka kaluar përgjegjësinë në personale.

Edhe pas provave të publikuara në emisionin “Report” në Rai 3, kryeministri jonë është kujdesur që të mohoj faktet dhe për këtë rast, fajtor dhe përgjegjës është vetë ai, Sali Berisha, të cilin e ka mbyllur në shtëpi me ndërhyrjet në gjykatë.


Rama ka hequr çdo përgjegjësi nga vetja dhe pavarësisht se në 12 vite pushtet ka shënuar rekorde negative në disa drejtime, Rama po kërkon me ngulm mandatin e katërt.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit