Kur duhet ta bëjnë vaksinën njerëzit që kanë kaluar Covidin? Tomini sqaron qytetarët

Kur duhet ta bëjnë vaksinën njerëzit që…

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, foli në ABC-në e mëngjesit për situatën epidemiologjike në vend si edhe fushatën e vaksinimit.

Tomini sqaroi se kur duhet aplikuar vaksina anti-Covid tek ata persona që e kanë kaluar.

Sipas saj vaksinimi tek këta persona këshillohet të kryehet 3 muaj pasi kanë shfaqur shenjat e para klinike të Covid-19.

“Thirrja për të aplikuar bëhet nga mjeku i familjes. I bëhet thirrje popullatës ose individëve edhe pse ka një skedar për të cilët ka historik. Pra i bëhet thirrje popullatës ose individëve nëse janë dakord për të aplikuar këto momente ose jo.

Duhet theksuar se brenda 3 muajve pas kalimit të shenjave klinike të Covid pavarësisht moshës nuk rekomandohet kryerja e vaksinës sepse individi në mënyrë natyrale ka antikorpe. Ndërkohë në periudhën 3-6 muaj është e rekomandueshme pavarësisht se sipas studimeve të pjesshme imuniteti natural mund të qëndrojë 6 deri në 8 muaj, sigurisht bëhet e rekomandueshme aplikimi i vaksinës”, u shpreh Tomini.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit