Kur e dashura dhe ishi bëhen bashkë, burri plagoset me thikë

Kur e dashura dhe ishi bëhen bashkë,…

Dy gra kërcënuan me thikë ish-in e tyre gjatë një takimi të papritur. Kelly Brock, 45 vjeç dhe Hayley Hickson, 28, u dënuan me burgim në Gjykatën e Newcastle Crown.

Ata sulmuan ish të dashurin e tyre më 23 Korrik të vitit të kaluar. Burri kishte shkuar në Spitalin e Mbretëreshës Elizabeth në Gateshead, Tyne and Wear, për të trajtuar një kafshim qeni që kishte pësuar, i shoqëruar nga Brock, e dashura e tij.

Rastësisht Hickson, e cila ishte ndarë vetëm dy javë më parë me të, po merrte trajtim në të njëjtin spital, në të njëjtën kohë, shkruan Dailymail.

Pamjet e sigurimit tregojnë momentin kur gratë bëjnë një bisedë bashkë dhe panë telefonat e njëra-tjetrës, ku kuptuan se kishin të njëjtin partner. Ato sulmuan burrin me një thikë i cili u plagos në gjoks.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit