
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, pritet të marrë një detyrë të re, teksa do të menaxhojë se fondet e huaja që do t’i dhurohen Shqipërisë. E ndonëse Ilir Beqaj, i cili në kohën kur ishte ministër i Shëndetësisë është akuzuar për një sërë aferash korruptive, sot do të menaxhojë fondet e huaja, ndërsa siguria e këtyre parave vihet në dyshim.
VENDIMI:
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.590, DATË 4.9.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E BAZËS TË TË DHËNAVE SHTETËRORE TË SISTEMIT INFORMATIK TË MENAXHIMIT TË NDIHMËS SË HUAJ (SIMNH)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 7 e 8, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në vendimin nr.590, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- Në shkronjën “b”, të pikës 3, fjalët “… njësisë përgjegjëse për zhvillimin dhe mirëqeverisjen, në Kryeministri …” zëvendësohen me emërtimin “Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.
- Në shkronjën “c”, të pikës 6, fjalët “… njësisë përgjegjëse për sistemet e mirëqeverisjes, në Kryeministri …” zëvendësohen me emërtimin “Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.
- Në shkronjën “a”, të pikës 8, fjalët “… ministria përgjegjëse për financat …” zëvendësohen me emërtimin “Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.
- Shkronja “b”, e pikës 8, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Institucionet, palë të interesuara, janë ministria përgjegjëse për financat, ministria përgjegjëse për Evropën, ministritë e linjës, Kryenegociatori për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe institucionet buxhetore të qeverisjes së përgjithshme.”.
- Pas pikës 11 shtohet pika 11/1, me këtë përmbajtje:
“11/1. Sistemi Informatik i Menaxhimit të Ndihmës së Huaj, për krijimin e informacionit përkatës gjeohapësinor të të dhënave shtetërore të SIMNH-së ndërvepron me Gjeoportalin Kombëtar në administrim të Autoritetit Shtetëror të Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi për informacionin gjeohapësinor.”.
- Në shkronjën “ç”, të pikës 10, fjalët “… ministria përgjegjëse për financat …” zëvendësohen me emërtimin “Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.
- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Kryeministria, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Autoriteti Shtetëror i Informacionit Gjeohapësinor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.