Kur jeta të jep një shans të dytë| Po e dërgonin në thertore, derri i’a mbath nga kamionçina

Kur jeta të jep një shans të…

Ndonjëherë jeta tregohet e drejtë duke të dhuruar një tjetër shans. Kështu ka rezultuar për një derr në Ukrainë, i cili bashkë me disa të tjerë po i dërgonin drejt thertores. Në videon virale të shpërndarë nga “Daily Mail” shihet teksa derri heq barikadat mbrojtëse të kamionçinës dhe i’a mbath në autostradë.

Disa djem ishin pas e që filmuan skenën dëgjohen teksa “nxisnin” kafshën të merrte hapin e guximshëm për të dalë.  “Jepi, jepi, edhe pak”dëgjohet në video. Vetë fermeri duket se e kuptoi që kafsha ishte larguar pasi më tej ndalon kamionin në anë të rrugës, por që nuk u filmua dot reagimi i tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit