'Kur ju nuk dinit asgjë', Tuna ndan fotot e papublikuara të shtatzanisë

‘Kur ju nuk dinit asgjë’, Tuna ndan…

Pak ditë më parë, bëri bujë në media lajmi se Tuna është bërë për nënë për herë të dytë.

Këngëtarja surprizoi fansat me lajmin e ëmbël, pasi e kishte mbajtur shtatzaninë larg vëmendjes së publikut.

Ajo mirëpriti djalin e dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.

Tashmë që është bërë nënë, këngëtarja ka vendosur të ndajë me fansat e saj pak nga përjetimet e bukura të këtyre 9 muajve.

Ditën e sotme, Tuna ka publikuar në rrjete sociale disa foto me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilave ka shkruar: “Kur ju nuk dinit asgjë”.

Vetëm pak ditë më parë, ajo zbuloi dhe pamje nga festa kur zbuloi gjininë e fëmijës.

Në video shihet gjithashtu dhe Tiani duke pritur me padurim gjininë e bebushit që u zbulua nëpërmjet një avioni në qiell.

Por ajo që vihej re ishte mungesa e Patrisit, gjë që tregoi se martesa e tyre ka marrë fund.

Image
Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit