“Kur lash telefonin, mësova të jetoj për veten time”, eksperienca e Selena Gomez që na sjell një mesazh të gjithëve

“Kur lash telefonin, mësova të jetoj për…

Këngëtarja e njohur Selena Gomez duket se po hyn në një fazë të re në karrierën e saj, një fazë më të shëndetshme.

Këngëtarja, aktorja dhe sipërmarrësja ka folur pak kohë më parë për revistën Elle, për opinionin publik me të cilin u përball, gjatë kohës që luftonte edhe me probleme të shëndetit mendor.

“Për ca kohë, u ndjeva si një objekt”, rrëfen Selana. Në vitet e fundit, presioni i vëmendjes u shtua për shkak të ndarjes së bujshme me Justin Bieber në 2018-ën.

Në të njëjtën kohë bukuroshja iu nënshtrua një transplanti të veshkës, për shkak të diagnozës së saj të lupusit dhe më pas kërkoi trajtim për shëndetin mendor.

Për të rimarrë kontrollin e shëndetit mendor, Gomez vendosi të sakrifikojë faqen e saj të Instagramit dhe në vitin 2017-ën, ia la asistentit të saj fjalëkalimin dhe menaxhimin e llogarisë.

“Unë nuk e kam atë në telefonin tim, kështu që nuk tundohem më. Papritur më është dashur të mësoj se si të jem vetëm me veten time. Në të kaluarën, mund të kaloja orë të tëra duke parë jetën e njerëzve të tjerë.

Do ta gjeja veten duke parë se çfarë hante dikush dy vjet më parë. Unë as nuk i njihja shumë persona! Tani e marrë informacionin në mënyrën e duhur.

Kur miqtë e mi kanë diçka për të më thëne, ata më telefonojnë. Ky telefon i vogël që kishte 150 milionë njerëz në të, kur e lashë, ishte një lehtësim i madh për mua”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit