"Kur mu treguan rregullat e Katarit u tmerrova"/ Modelja kroate: S’kisha rroba për të mbuluar të gjitha ato pjesë të trupit

“Kur mu treguan rregullat e Katarit u…

E ashtuquajtura “tifozja më e zjarrtë” e Kampionatit Botëror ka thënë se nuk do të ndalojë së veshuri veshje provokuese. Ivana Knoll u shpreh se ishte “super e inatosur” kur mësoi për ligjet strikte në Katar.

Ajo bëri bujë në media ku ka ndjekur ndeshjet e fazës së grupeve, duke shkaktuar bujë pasi doli me një veshje të mrekullueshme me kapuç dhe një mini fustan me kuadrate që simbolizojnë flamurin kroat. Ajo tha se nuk ka frikë të arrestohet nga policët.

Ivana tha: “Së pari po mendoja nëse Kampionati Botëror po ndodh atje (Katar), me siguri që ata do të na lejojnë gjithçka për ta bërë atë të rehatshme për të gjithë tifozët pa asnjë kufizim”.

“Isha shumë e zemëruar sepse nëse nuk jam myslimane dhe nëse ne në Evropë respektojmë hixhabin dhe nikabin, mendoj se ata duhet të respektojnë edhe mënyrën tonë të jetesës, fenë tonë dhe në fund unë të vesh fustane, bikini sepse jam katolike nga Kroacia që është këtu për shkak të Kampionatit Botëror”.

“Por kur mbërrita, u befasova që ata nuk po bënin ndonjë problem me veshjen, ata ju lejojnë të vishni gjithçka që dëshironi – përveç në ndërtesat qeveritare, dhe në fund kjo është diçka e mirë”.E pyetur nëse kishte ndjerë se kishte ndonjë rrezik të arrestohej për veshjet e saj, zonja Knoll u përgjigj: “Unë kurrë nuk kam frikë nga diçka e tillë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit