Kur NATO çliroi Prishtinën... mbushen 21 vite nga dita historike

Kur NATO çliroi Prishtinën… mbushen 21 vite…

Ishte data 11 qershor e vitit 1999, kur pas disa muajsh luftë të ashpër dhe bombardimesh deri në Beograd, trupat e NATO-s çliruan Kosovën nga pushtimi serb dhe bënë një hyrje legjendare në kryeqytetin e sapo çliruar Prishtinë.

“Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21-vjetorin e çlirimit.

Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.

Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë!“,- shkruante sot në një status në rrjetet sociale, deputetja Vjollca Osmani./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit