Kur nisi të qarkullonte Covid në Shqipëri? Tritan Kalo jep ‘provat’: Kemi pasur mijëra raste nga dhjetori në shkurt të…

Kur nisi të qarkullonte Covid në Shqipëri?…

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka sqaruar me anë të disa grafive dhe shpjegimeve mbi mushkëritë kohën se kur është shfaqur Covid-19 në Shqipëri. Sipas Tritan Kalos, deri në shkurt të vitit 2020 ka qarkulluar gripi A në Shqipëri, e se imazhet e grafive të pacientëve nuk kanë asnjë lidhje me shenjat e Covid-19.

“Imazhet e mëposhtme të GG nuk kanë asnjë lidhje me Sars-Cov2 / Cov2 / Cov2, por ato duken të njëjta dhe i përkasin disa prej sëmundjeve vijuese, kryesisht gripi A (H1N1):

Karcinoma bronko-alveolare
Limfoma intravaskulare e qelizës B të gjerë pulmonare,
edemë pulmonare,
Hemorragji difuze alveolare,
fibrozë pulmonare,
Pneumonia organizative kriptogjene,
Sarkoidoza,
Granulomatoza limfomatike,

Sëmundje të ndryshme jo-ngjitëse intersticiale të mushkërive si: pneumoni mbindjeshmërie (p.sh. pneumoni methotrexate), sindromi Hamman-Rich, si dhe:

Kemi pasur mijëra e mijëra raste të gripit A (H1N1) në Shqipëri, gjatë periudhës së mesit të dhjetorit 2019 dhe në fund të shkurtit 2020 . Dikush ka studiuar ndryshimet të diagnozës të secilës prej sëmundjeve të përmendura më lart, përfshirë edhe gripin A (H1N1), përpara se në Shtetet e Bashkuara të administronin një përgjigje pozitive për Sars-Cov2 / Cov2 / Cov2, edhe para se të dini rezultatet e PCR ??? .

Kam nevojë për një përgjigje shumë të thjeshtë, po ose jo? Ne jemi mjekë dhe shëndeti i popullit shqiptar duhet të na udhëzojë në çdo kohë . Ne nuk duhet të mendojmë dhe të veprojmë për asnjë arsye, si një vegla në duart e ndonjë prej partive politike shqiptare !”, shkruan Kalo. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit