Kur Rama thoshte për “The New Yorker” se po të bëhej kryeministër ishte si të ndërronte seks!

Kur Rama thoshte për “The New Yorker”…

Edi Rama ka çuditur një ditë më parë me idenë se po të mos kishte nevoja të mëdha vendi ai do të largohej nga politika, nuk do të kërkonte një mandat të tretë sepse do të donte ti përkushtohej familjes së tij. “Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja…” theksoi ai.

Por kjo duket se është vetëm një piruetë e një njeriu që ka luajtur gjithmonë me bllofin se është politika që ka nevojë për të dhe jo ai për politikën. E ka bërë këtë manovër disa herë dhe po e provon sërish tani kur nuk ka më asnjë bilanc konkret me të cilin të paraqitet para zgjedhësve.

 

Lapsi.al ka hapur arkivat dhe ka zbuluar se kur Edi Rama ka luajtur për herë të parë me këtë spekulim. Bëhet fjalë për vitin e largët 2005, kur ai ishte ende kryetar bashkie, ndërsa Nano kryeministrër. Atëherë në mjedisin provincial të Tiranës, bëri shumë bujë një artikull i revistës prestigjoze amerikane “The Neë Yorker”. Gazetarja Jane Cramer (foto djathtas) e cila ishte nisur enkas në Shqipëri për të bërë një portret për të, e takoi nga afër kryebashkiakun. Dhe e pyeti atë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse synimi i tij qe që të bëhej një ditë shefi i qeverisë së vendit. Që atëherë duket qartë se si Rama, që sot po kërkon mandatin e tretë, përdorte të njëjtën taktikë edhe 16 vite më parë. Kalimi nga arti në politikë ishte sipas tij njësoj si të ndryshonte seksin dhe ai nuk mund ta mendonte një kapërcim tjetër nga kryebashkiaku në kryeministër.

“Këtë pranverë, ai po udhëtonte nepër takime çdo të Dielë dhe njerëzit thanë se ai po peshonte shanset për t’u bërë vetë Kryeministër – diçka që shumica e shqiptarëve do ta mirëprisnin. Rama me tha jo, se ai kishte bërë një “kontratë morale” me Tiranën dhe se ai “nuk do ta griste këtë kontratë, edhe sikur të më ofronin mbret, e lëre më Kryeministër”. Te kaloja nga arti në politikë – nuk do ta kisha bërë këtë në asnjë situatë normale”, – më tha Rama – “Eshtë e pamundur, është Kafkiane, është si të ndryshosh seks. Por unë dua ta lë emrin tim në historinë e këtij qyteti, këtij vendi”.

Pra fabula e stërpërdorur, e një njeriu që ka ambicie të tjera, por i duhet të merret përkohësisht me politikë, ndonëse një dekadë e gjysëm i vjetër. ka mbëtur i vetmi justifikim për Ramën për të mos u shkulur nga postet shtetërore të cilave nuk i ndahet prej 23 vjetësh./Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit