“Kur shkolla ndryshon”, dokumentari i Rai-t mbi ruajtjen e kulturës shqiptare

“Kur shkolla ndryshon”, dokumentari i Rai-t mbi…

San Marzano është një nga komunat arbëreshe në Jug të Italisë, ku janë ruajtur gjuha, traditat dhe këngët shqipe. Në vitet ’70 të shekullit të shkuar profesor Carmine de Padova, i cili është personazhi kryesor që rrëfen për videon e mëposhtme të RAI-t, kishte hapur një klasë në shtëpinë e tij, ku shkonin fëmijë e të moshuar për të mësuar shkrimin e gjuhës mëmë. Bashkëpunëtor i ngushtë me profesor Tullio de Mauron, që gjithashtu shpjegon në video fenomenin e ruajtjes mbi 5-shekullore të gjuhës nga komuniteti arbëresh, ai është angazhuar në projektet të ndryshme artistike dhe shkencore.

Ka ngritur zërin shpeshherë për harresën në të cilën po lihej gjuha e komunitetit ku bënte pjesë, duke mos e përfshirë si pjesë e kurrikulave shkollore deri ditën që vdiq në vitin 1999. De Padova ishte themeluesi i Qendrës së Kërkimeve Arbëreshe C.R.I.A. (Centro Ricerche Italo Albanesi), atribut për të cilin u ftua të merrte pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës më 1978, ku i shoqëruar nga një grup arbëreshësh të San Marzano-s, mbajti edhe një fjalë përshëndetëse. Në Gjirokastër, arbëreshët u prezantuan me programin e tyre artistik dhe me veshjet e veçanta që mbajnë sanmarzanezët, të realizuara më së shumti me katër ngjyra, të zezën, të kuqen, të bardhën dhe të artën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit