Kura magjike me fara pjepri që do ju shpëtojë nga veshkat, mësoni si ta përgatisni dhe përdorni

Kura magjike me fara pjepri që do…

Farat e pjeprit janë përdorur që në lashtësi për trajtimin e sëmundjeve.

Një nga këto është edhe kura për veshkat.

Farat e pjeprit kanë vitaminë E, që mbron veshkat nga radikalet e lira.

Më poshtë, mund të zbuloni një kurë të thjeshtë, që ju bën mirë për shëndetin e veshkave.

Kura me Fara Pjepri, Përgatitja dhe Përdorimi

Për këtë kurë do ju duhen 1  kg fara, si edhe 5 litra ujë.

Të gjitha farat hidhen në një tenxhere, shtohet uji dhe lihen të ziejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së hedhur.

Hiqni lëngun nga zjarri, dhe e lini të mbuluar.

Më pas kullohet në shishe qelqi.

Këtë lëng e pini nga një filxhan tre herë në ditë, për 1-3 muaj rresht.

Vlerat e Tjera Shëndetësore Të Farave Të Pjeprit

Farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.

Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Përqindja e lartë e proteinës, bën që farat të rekomandohen për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim Vitaminash Dhe Mineralesh

Farat janë të mbushura me vitaminë A dhe E.

Ato treten në yndyrë dhe shërbejnë si antioksidantë. Mbrojnë sytë dhe parandalojnë kancerin.

Farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Shëndeti I Sistemit Tretës

Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.

Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat E Pjeprit Për Zemrën

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha

Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.

Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Farat E Pjeprit Kundër Stresit

Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit