Kura për Covid-19/ Izraeli: Kemi bërë zbulimin e rëndësishëm

Kura për Covid-19/ Izraeli: Kemi bërë zbulimin…

Nga Oliver Holmes, Guardian

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit pretendon se studiuesit e vendit të tij kanë bërë një përparim të rëndësishëm sa i përket një kure të mundshme për pacientët me Covid-19.

Naftali Bennett tha se Instituti i Izraelit për Kërkime Biologjike ka prodhuar antitrupa- proteina që ndihmojnë sistemin imunitar për të luftuar infeksionin- që mund të neutralizojnë koronavirusin brenda trupit të bartësve.

Bennett tha se ka vizituar IIKB të hënën, ku iu konfirmua ‘arritja e rëndësishme në gjetjen e një antidoti për koronavirusin’. Kura pritet të patentohet dhe IIKB kërkon ta prodhojë në masë.

Nuk është e qartë se cila është korniza kohore se kur do jetë gati gjerësisht kjo kurë ose nëse duhen kryer testime te njerëzit apo kafshët.

Njoftimi pason një të ngjashëm nga studiues në Holandë, që thanë të hënën se kanë gjetur një antitrup që mund të vrasë virusin brenda një ambienti laboratori.

Afro 100 grupe studimore në botë janë duke punuar për të prodhuar një vaksinë që mund të sigurojë imunitet nga infeksioni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit