Kurbin/ Vritet me armë zjarri pranë banesës 13-vjeçari!

Kurbin/ Vritet me armë zjarri pranë banesës…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Gërnac në Kurbin.

Vrasja e të miturit me mbiemër Keqi është raportuar në mesnatë nga familja, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.

I mituri është gjetur i vdekur në afërsi të banesës së tij, dhe dyshohet se është vrarë aksidentalisht pasi së bashku me të afërm të tij të së njëjtës moshë kanë gjetur një armë dhe e kanë shkrepur.

Ata kishin qenë me bagëti në momentin kur kishin gjetur armën dhe në momentin kur po luanin me të, ajo është shkrepur duke shkaktuar ngjarjen tragjike.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që familja Keqi ka hapur dyert e mortit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit