Kurorëzimi i mbretit Charles/ Çfarë veshën mbretërit dhe mbretëreshat e Evropës

Kurorëzimi i mbretit Charles/ Çfarë veshën mbretërit…

Kurorëzimi i mbretit Charles në Westminster Abbey u bë me shumë simbolikë, i pari pas 70 vjetësh në Mbretërinë e Bashkuar. Buckingham Palace synon të simbolizojë stabilitetin e institucionit, duke ndërthurur një mijëvjeçar traditë me elementë më modernë.

Shtatëdhjetë e tre vjet pasi mbretëresha Elizabeth hipi në fron, Charles III u kurorëzua si mbreti i ri sot, duke shënuar një epokë të re për monarkinë britanike.

Kurorëzimi i mbretit Charles III është një ngjarje historike që tërhoqi shumë personalitete nga e gjithë bota.

Në ceremoninë e kurorëzimit të Charles dhe Camilla-s morën pjesë 2200 personalitete: krerë shtetesh, ministra qeverish, ish-kryeministra, mbretër të vendeve të tjera dhe anëtarë të familjes mbretërore.

Le të shohim se çfarë veshën mbretërit e Evropës në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles. Siç do ta vini re, mbizotëruan veshjet njëngjyrëshe dhe pastel. Ndër paraqitjet më mbresëlënëse ishte ajo e Mbretëreshës Letizia të Spanjës dhe Mbretëreshës Rania e Jordanisë si dhe Marie Sandal.

Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës

Mbreti Abdullah dhe mbretëresha Rania e Jordanisë

Princi i kurorës Frederik dhe princesha e kurorës Mari e Danimarkës

Mbreti Willem Alexander dhe Mbretëresha Maksima e Holandës

Princi i kurorës Haakon dhe princesha e kurorës Matte Marit të Norvegjisë

Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës

Princi Albert dhe Princesha Charlene e Monakos

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit