Kurrë mos u dorëzo! Historia e Abbas, djaloshit pa krahë që ia shpëtoi jetën noti

Kurrë mos u dorëzo! Historia e Abbas,…

Nëse në Afganistan lind me një aftësi ndryshe, je pa asnjë shpresë. Një fat i hidhur. Një tunel pa rrugëdalje që mund të mbystë përgjithmonë dhe Abbas Karimi, atletin paralimpik të lindur në Kabul, pa krahë.

Kur ishte fëmijë Abbasi zihej me të gjithë, aq shumë sa dhe sporti i parë që praktikoi ishte kickboxi, që dontë të mësonte që të mbrohej nga moshatarët dhe të rriturit.

Pas këtij momenti vjen kthesa. Vëllai i Abbasa, vendosi të ndërtojë një pishinë të gjatë 25 metra, pranë Kabulit, ku Abbasi zbuloi që uji ishte miku i tij. Hedhja e parë ishte e frikshme, sepse Abbas ishte pa krahë, por brenda vetes ndiente një forcë të pa shpjegueshme. Ajo ditë i ndryshoi jetën.

“Të notoj më jep qetësi. Është si një mbrojtje për mua. Nëse jam me nerva ose kam ndonjë problem, hidhem në ujë dhe relaksohem. Noti më ka shpëtuar jetën. Mendoj që pa notin do isha një njeri i rrez-ikshëm, do isha mes problemeve. Noti me ka hapur zemrën dhe shpirtin”.

Familja e tij nuk kishte simpati për këtë pasion dhe në vendin e tij Abbas nuk shikonte një të ardhme, ndonëse ndërkohe ishte kampion kombëtar. Për më tepër në Kabul sulmet me b*mba ishin të vazhdueshme. Kështu Abbas vendosi të largohej në moshën 16-vjeçare.

Peripecitë e Abbasit mbaruan me arritjen në Turqi, ku ai përfundoi në një kamp refugjatësh për fëmijët jetimë. Jeta në kamp nuk ishte e lehtë, por në kampin e dytë në të cilin qëndroi, arriti të rifillonte notin dhe stërvitjen, sepse ishte i bindur që ai sport do e shpëtonte. Kishte të drejtë.

Sot Abbas është në skuadrën e refugjatëve në Paralimpiadën e Tokyos, dhe ka luftuar dhe është përballur me sfida si një luan i vërtetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit