Kurrë nuk e prisnim të ndodhte/ Takimi i parë i Messi-t dhe Sergio Ramos si shokë tek PSG (FOTO)

Kurrë nuk e prisnim të ndodhte/ Takimi…

Pamje disi të çuditshme por kot nuk ekziston shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”.  Lionel Messi u bë pjesë sot për herë të parë në seancën stërvitore me PSG. 

Ai u prit shumë mirë nga trajneri patriot Mauricio Pochettino dhe bashkëlojtarët e tjerë. S’kishte si të ndodhte ndryshe, më së shumti u pa nën shoqërinë e brazilianit Neymar. 

Por ajo që pritej me padurim ishte takimi me mbrojtësin Sergio Ramos. Dyshja duket se ka lënë çdo gjë pas, në përballjet e nxehta në Spanjë, dhe tani shohin për një objektiv të përbashkët. 

Teksa Messi stërvitej Sergio Ramos i dha një përqafim dhe biseduan sëbashku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit