Kurti flet për dialogun me Serbinë, kritikon Bashkimin Europian

Kurti flet për dialogun me Serbinë, kritikon…

“Pala serbe në vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet të një pjesë e madhe e marrëveshjeve. Fushata kundër FSK, vrasja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi mbase i orkestruar i Marko Gjurqit, e që u lirua pa asnjë gjobë. Me të gjitha këto është synuar që të krijohet përshtypja që normalizimi mund të arrihet vetëm përmes ndarjes. E cila pastaj popullatës iu paketua si shkëmbim territoresh”, ka thënë ai.

Kryeministri ka pohuar se “Mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin e dialogut”.

“Ne jemi vend i pavarur, koha që kalon duhet ta ndryshojë realitetin në Serbi e ta pranojnë krimet që kanë bërë në Kosovë. Pse të ngutemi, kur e kemi shpallur pavarësinë, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia”.

Gjithashtu, kryeministri i vendit ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke thënë se presioni duhet të jetë mbi Serbinë, e jo mbi Kosovën.

“22 vende të Bashkimit Evropian janë më shumë se 5 shtete që nuk e njohin Kosovën”, tha ai.

“Unë kam ftuar krerët e opozitës për të diskutuar për dialogun, qasjen tonë e dini, unë po flas se cilat duhet të jenë parimet, Serbia duhet t’i pranojë krimet e bëra në Kosovë, duhet ta pranojë pavarësinë, barazia e përfaqësuesve, dhe qytetari si fitues në fund”, deklaroi Kurti.

Në fund ai shtoi “le të sillemi ashtu siç jemi, nuk i kemi borxh askujt por na kanë borxh shumë çka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit