Kurti i trembet Serbisë: Vuçiç mund të na sulmojë me dronët që ka prodhuar Irani

Kurti i trembet Serbisë: Vuçiç mund të…

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Sigurimit pas sulmit që Irani i bëri Izraelit me dronë. Më shumë se 300 dronë u nisën nga Irani drejt Izraelit gjatë mesnatës së 13 prillit dhe orëve të para të datës 14 prill. Për këtë sulm Irani përdori dronë Shaheed, të cilët i kanë prodhuar vetë, teksa Kurti njofton se disa lloje te tilla i ka edhe Serbia.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë. Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë. Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.” – thuhet në njoftimin zyrtarë.

Serbia ka provokuar disa herë me veprime ushtarake, ku në kufi me Kosovën janë parë tanke, ushtarë të armatosur duke kryer marshime dhe stërvitje si dhe tentativa për të çuar sinjale se kufiri mes dy vendeve mund të thyhet. Kjo situatë e tensionuar nisi që kur komunat me shumicë serbe në Mitrovicën e Veriut u fituan nga kryetarët shqiptarë, të cilët garuan të vetëm në zgjedhje.

Pika kulmore ishte vrasja e policit Afrim Bunjaku ne sulmin terroristë të përgatitur nga Milan Radoiçiç, nënkryetari i Lisëtës Serbe. Nga ai aksion u vranë 4 mercenarë teksa pasuritë e Radoiçiç në Kosovë kanë nisur të sekuestrohen. Tensionet bëhen më të nxehta që pas vendimit se në Kosovë nuk do të qarkullojë me dinari serb si kartmonedhë, por vetëm euro. E në vijim të këtyre tensioneve, Kurti kërkon që të mbahen sytë hapur për një sulm të mundshëm nga Serbia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit