Kurti: Serbia është gati për sulm të ri, ka 48 baza ushtarake në Kosovë

Kurti: Serbia është gati për sulm të…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bushnjaku.

Ai në një intervistë për gazetën gjermane “Stern” u pyet mbi mundësitë e një konflikti të ri nga Serbia, teksa bëri të ditur se Kosova mbetet vigjilente për të garantuar sigurinë e vendit.

Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi, sepse nuk varet nga ne. Por, ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi më tej se Kosova përmbush standrdin e investimeve në Turqi.

Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të bruto prodhimit vendor duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por, diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë Vuçiç policinë dhe ushtrinë e tij”, shtoi Kurti.

Kurti tha se Serbia ka 48 baza ushtarake të avancuara në territorin e Kosovës.

Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë”, ka thënë Kurti.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ende nuk ka bërë asnjë përparim, pavarësisht ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve, SHBA dhe BE.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit