Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar

Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjeve të regjistruara në Kosovë, në të cilat serbët kanë djegur dy zyra të institucioneve kosovare. Ai ka thënë se personat që kanë sulmuar zyrat në komunat me shumicë serbe janë të nxitur nga Serbia.

Sipas tij, ky është provokim për “konflikt serioz ndërkombëtar”

“Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, ka thënë Kurti në një reagim në Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit