Kurti sfidon Vuçiç në OKB: Firmose menjëherë marrëvshjen e Ohrit

Kurti sfidon Vuçiç në OKB: Firmose menjëherë…

Një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit te Sigurimit për Kosovën është mbajtur të enjten në mbrëmje me kërkesë të Serbisë, ku ashtu siç pritej, palët shkëmbyen akuza të ndërsjellta. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sfidoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç, që të firmoste menjëherë Marrëveshjen e Ohrit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes nuk është vetëm formalitet, është garanci për implementimin e saj të plotë, përkundër ofertave të mia të përsëritura, Vuçiç ka refuzuar të nënshkruaj, prandaj e ftoj ta nënshkruajmë këtu sot menjëherë duke theksuar rolin e Kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie, ky akt simbolik do të tregonte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore”, tha Kurti.

Ai shtoi më tej se institucionet e Kosovës do të sigurojnë një tranzicion për serbët e Kosovës rreth përdorimit të dinarit, ndërsa akuzoi Vuçiçin për nxitje tensionesh. “Kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihmë sociale, grante për arsim e shëndetësi për komunat me shumicë serbe, të gjithë i pranojmë dhe pa asnjë problem. Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, qytetarët serbë mund t’i mbajnë dinarët, por Euroje është valuta e vetme si mjet pagese. Beogradi po i bie këmbanës… për shkak se po ndalojmë thasë parash në kufi. Po ankohen jo për shkak se janë të shqetesuar për fatin e serbëve të Kosovës, por për shkak se është gati t’iu mbyllet kanali fitimprurës i paraveë të jashtëligjshme në veri të Kosovës.Serbia po sillet si kali i trojes i Kremlinit ne Rajon”, tha Kurti.

Nga ana tjetër president Vuçiç e quajti Rregulloren e bankës për dinarin, një agresion ndaj serbëve. “Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë. Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejtë ndaj serbëve”, tha Vuçiç .

Vuçiç kërkoi serish formimin e krijimit të asociacionit pasi sipas tij do ti mbronte serbët nga dhuna. Ndërsa Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield përsëriti kërkesën për shtyrje të vendimit për Dinarin serb, ndërsa kritikoi Kosovën për veprime të pakoordinuara në raport me mbylljen e institucioneve paralele serbe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit