Kurti takohet me djalin e George Soros, i raporton për axhendën e vaksinimit të fëmijëve kosovarë!

Kurti takohet me djalin e George Soros,…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me djalin e miliarderit George Soros, Alexander Soros. Në takimin ku morën pjesë përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), konkretisht zëvëndëskryetarin Alexander Soros, drejtoreshën ekzekutive të OSF për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schëarzer, drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Kosovë, Luan Shllaku dhe drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Shqipëri, Andi Dobrushi, u diskutua menaxhimi I situatës së pandemisë dhe procesi i vaksinimit masiv.

Në këtë takim u prezantua edheprojekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me kolegjin “Riinvest“, qëllimi i së cilës është promovimi i agjendes së gjelbër nëpërmjet një qendreje e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme për avokimin e politikave të gjelbërta. Vec pandemisë dhe vaksinimit, Kurti dhe djali I Soros, folën edhe për rritjen ekonomike, bashkëpunimin rajonal si dhe për synimin e përbashkët të rajonit për integrim në BE.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit