Kurtua ndez rivalitetin e përjetshëm: Titull në tavolinë për Barcelonën? Jo, është Reali ekipi më i mirë!

Kurtua ndez rivalitetin e përjetshëm: Titull në…

I intervistuar nga televizioni publik belg, portieri i Real Madridit dhe i Kombëtares së “Djajve të Kuq”, ka folur rreth mundësisë për të rifilluar kampionatin pas emergjencës së koronavirusit në Spanjë me La Ligan që po punon fort për këtë gjë. Gjithashtu, ai nuk ka kyrser thumbat kundrejt rivalit të përhershëm të madrilenëve, Barcelonës.

“Të mërkurën do të na bëjnë testet nëse kemi pasur apo jo Covid-19, ndërsa javën e ardhshme do mund të rinisim stërvitjen. Më pas do të vendosë qeveria se çfarë do të ndodhë. Jemi të shqetësuar, por nuk do të ishte e drejtë t’i jepej titullit Barcelonës meqenëse është në vend të parë. Ne kemi vetëm dy pikë më pak në klasifikim dhe mbi të gjitha këtë vit kemi treguar se jemi një skuadër më e mirë sesa ajo. Për këtë arsye do të doja që titullin ta caktonte fusha”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit