Kush e hoqi shefin me 3 “diploma italiane”, Ledion Lako; nga hetimi “Avdulaj-Hajri”, për blerje votash në Shijak e disa… “hije”

Kush e hoqi shefin me 3 “diploma…

Një dosje ardhur në redaksinë “Pamfleti”, për drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion M. Lako, përveç fakteve “rozë” nga Durrësi e Tirana; ka prova të zeza nga jeta “studentore” në Itali, zullume punësh zyrtare e akrobaci si “profesor kavalier” në Universitetin e Durrësit.

Ndoshta, me sikletet e “moshës së rinisë”; lidhet edhe fakti që 42-vjeçari i sotëm, Ledion Lako, “ka harruar” e është lejuar nga pushteti, të mos dorëzojë formular dekriminalizmi në PS, KQZ, bashkinë Durrës, në Kuvend e DSIK, madje ka harruar edhe “origjinalin” e 3 dilpomave italiane.

Është vërtetë çudi, që ky “babaxhan”, të cilin e duan gjithë “bizneset e zeza” dhe “të fortët” e zonës Durrës-Shkozet-Sukth-Shijak e deri në Nikël; i paska “shpëtuar” vetë-deklarimit, megjithëse ka patur e ka këto poste shtetërore:

Është zgjedhur 3 herë këshilltar bashkie e Qarku në Durrës; 1 herë kandidat për deputet në Shijak, 1 herë Drejtor Rajonal i trashëgimisë Kulturore në Durrës; 1 herë Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë “Kumbaro” i emëruar me “konkurs”; dhe qysh prej 15 majit 2019, është Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Shqiptar.

Edhe drejtësia i ka të skeduara “punët” e 132 lejeve për ndërtime në zona Monument Kulture në Durrës, Krujë, Tiranë, Kavajë etj; edhe lejet e “eksplorimeve” ujore detare, që “Çuni i Maksutit”, ka bërë me italianë “problematikë”, miq të kunatit të Dakos; apo me “klientin” Ramohito të OSHEE dhe “të fortët” e Durrës-Sukth-Shijakut.

Po kështu, janë të skeduara “qokat” që ka bërë me çiftin Kola-Gjuzi të ALUIZNI-it, me Dodën e Lurës 1-2-3 në Lalz; me Bakajn e AKU e Portit dhe me Mullarajn e kolltukut të PS e Qarkut-Durrës, i cili ka përballuar shumë gjyqe familjarësh për trafik kokaine.

Një nga këto “punë”, është Dosja Penale nr. 135/3, datë 25 qershor 2017, regjistruar si kallëzim nga LSI, me të paditur Ledion M. Lako, kandidat për deputet i PS-Shijak, akuzuar për shpërndarje pasash, së bashku me mbështetësin partiak A.Sulejmani dhe grupet Avdulaj-Hajri, të cilët i ka pajisur me disa “leje bregdeti, deti e trojesh në zona monument kulture.

Ky kallëzim penal, ndaj kandidatit Ledion M. Lako, i shoqëruar me video e fotografi, duke u dhënë lekë votuesve në mjedise publike e në emër të “të fortëve” të Shijakut; iu bashkëngjit dosjes “Dako-Niçe” të votave.

Por rezultoi, se kallëzimi penal i bërë nga Rama i LSI; është zhdukur e nuk figuron në regjistrin penal, të depozituar në Prokurorinë Durrës, në skedarin “Taskë Forca e Krimit Zgjedhor”, ligj i miratuar pas pazarit Rama-Basha.

Kush e zhduki këtë Kallëzim Penal, për “babaxhanin që zgjidh halle”; dhe fshihet pas Nipt: K31601527A, si pjesë e një projekti italo-shqiptar fantazëm, të “promovuar” nga Dako?

Për këtë skandal është pyetur edhe ish-kryeprokurorja e Durrësit, Donika Prela e cila ka bërë regjistrimin e kallëzimit Penal “Ledion Maksut Lako”, për krim zgjedhor me blerje votash, në bashkëpunim me trafikantë e eksponentë krimi.

Ka zëra, se fshirjen e çështjes nga regjistri penal; e ka bërë Donika Prela, bashkëshorte e kryemenaxherit të firmës së ndërtimit “P… Construktion”; i cili, prej drejtorit Ledion Lako, siguronte pa kufizim, lejet e trojeve dhe objekteve, të klasifikuar, ose jo: “Objekte dhe Zona Monument Kulture”. Kaq për sot. /Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit