Kush e ka parë nënën Mude? Familjarët kërkojnë ndihmë

Kush e ka parë nënën Mude? Familjarët…

Familjarët e 80-vjeçares Mude Kazia kanë bërë një apel të ndjerë për ndihmë, pasi prej ditës së djeshme nuk kanë mundur të gjejnë nënën e tyre. Sipas tyre, nëna Mude është larguar nga banesa rreth orës 15:00 dhe nuk është kthyer më. Denoncimi është bërë pranë policisë, ndërsa familja vijon kërkimet me shpresën për ta gjetur sa më shpejt.

Ajo është parë për herë të fundit pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e saj dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të njoftojnë menjëherë nëse e kanë parë apo e hasin diku.

Kushdo që ka informacion për Mude Kazian, mund të kontaktojë familjarët në numrin 068 253 1933. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për kthimin e saj pranë familjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit