"Kush e sjell PD në pushtet?" Kaba 'thumbon' artikullshkruesit me pagesë të Bashës: Përmirësojnë imazhin e tij!

“Kush e sjell PD në pushtet?” Kaba…

Dritan Kaba ka shkruar një status për për portalet dhe gazetat me pagesë të Bashës, ndërsa i ka cilësuar si artikullshkrues që vetëm zbukurojnë Bashën me vlera, si puna e gatimit për fushatë ose kur ndihmonte atë gruan e vjetër me qesen me 4 domate. Për Kabën, artikullshkruesit me pagesë të Bashës, sajojnë plot ndodhi të pandodhura në shkrimet e tyre.

Dritan Kaba:

Te gjithe artikullshkruesit me pagese te Bashes kane pasur sot teme hartimi: Kush e sjell PD ne pushtet.

Hiqen per parimore por ne asnje germe te tyre ne hartimet e thurrura nuk gjeta parime. Te pakten t’i kishin sajuar, siç sajojne plot ndodhi te pandodhura ne shkrimet e tyre.

Qe Basha nuk ka asnje parim, kjo dihet edhe u pa qarte qe ne marrveshjen e erret te 17 majit me Ramen, por keta paguhen per te permiresuar imazhin e Bashes, aq sa munden, si nuk i veshen nje vlere qe mbron Basha, si nuk i gjeten nje merite politike, por i vetmi argument qe eshtei teri fake, eshte marrdhenia me nderkombetaret dhe keto pa emra, pa identitet.

Kjo ndodh se edhe ata nuk jane ne beteje mediatike per parime, por per pagesen e radhes.

Neser besoj do kene teme ta zbukurojne Bashen me vlera, si puna e gatimit per fushate ose kur ndihmonte ate gruan e vjeter me qesen me 4 domate.

Vlerat i mbrojne njerez qe kane vlera, keta nuk flasin dhe shkruajne per vlera por per karrige, se jane pikerisht vleratt dhe e verteta qe iu mungojne.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit