Kush e 'vr@u' Gjeneralin e '97-ës? Autopsia: I vëllai i ngjiti koronavirusin Nehat Kullës

Kush e ‘vr@u’ Gjeneralin e ’97-ës? Autopsia:…

U raportua si arrest kardiak shkaku i vdekjes së Nehat Kullës, i cili ishte vetëquajtur “Gjeneral” në kohën e trazirave të ‘97-ës. Por mësohet se Kulla ka qenë po ashtu i infektuar me koronavirus, ndërsa kujtojmë se disa javë më herët prej pandemisë ndërroi jetë vëllai i tij, Ramazan Kulla.

Ramazan Kulla ndërroi jetë më 28 prill. Drejtoria e Doganave, ku ai punonte, bëri një dedikim për 60-vjeçarin, pasi ai vdiq nga sëmundja.

Ndërkohë Nehat Kulla, ishte liruar nga burgu për shkak të problemeve shëndetësore. Ai nuk para dilte nga banesa për shkak të këtyre problemeve.

Burime bëjnë me dije se, Kulla ishte pozitiv me COVID-19, infeksion të cilin e ka marrë nga vëllai i tij.

Ai u dërgua në Sanatorium në gjendje të rënduar dhe vështirësi në frymëmarrje. Iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale.

Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00. Nisur nga fakti që Kulla ishte pozitiv në COVID-19, varrimi i tij duhet të zhvillohet në protokolle sigurie të forta, ku ndalohet pjesëmarrja e shumë personave./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit