Kush është Ardian Çapja dhe saga e përgjakshme me atentate dhe vrasje të shumta në Elbasan

Kush është Ardian Çapja dhe saga e…

Ardian Çapja është një emër shume i njohur i botës së krimit jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë.

Ai është shoqëruar dhe arrestuar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv.  Familja Çapja është pronare e hotel “Universit”, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

I plagosuri i sotëm, Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, i cili u ekzekutua në vitin 2005. Si pasojë e përplasjes dhe hasmërisë mes fisit Çapja dhe Mema në dekadën e fundit në Elbasan janë shënuar shumë viktima nga të dy palët, ndërsa shumë ngjarje janë ende pa autorë.

Për këtë atentat të tretë të dështuar që ndodhi paraditen e sotme, ende nuk ka asnjë pistë konkrete, por sërish sipas burimeve policore pista kryesore lidhet me konfliktet e vjetra të fisit Çapja. Kështu më 3 shkurt të vitit 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë edhe pre e tyre.

Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë, pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit