Kush është Armando Broja lojtari 20 vjeçar i kombëtares që refuzoi të luante me Anglinë

Kush është Armando Broja lojtari 20 vjeçar…

Armando Broja futbollisti shqiptar që luan me kombëtaren shënoi ndeshjen e djeshme një gol gjatë ndeshjes kundër Hungarisë. Kjo bëri që ai të vendosej në qendër të vëmendjen në rrjet, për moshën e tij dhe më pas gazetarët hulumtuan më shumë mbi të shkuarën e 20 vjeçarit që dje u pa si “engjëlli” i Kombëtares.

Broja është nga Kopliku dhe ka lindur më 10 shtator 2001 në Londër. Para dy vitesh e ka thirrur kombëtarja U-21 e Anglisë, që ai e ka refuzuar. Si futbollist ai është rritur profesionalisht ne klubin e Chelsea-s në Premier League. Kur ishte vetëm 6 vjeç ai u regjistrua në një ekip moshash në Londër, ndërsa në vitin 2009 kur ishte 8 vjeç u spikat nga blutë e Londrës.

Broja për 11 vite kaloi të gjithë ekipet e moshave deri më 26 shkurt 2020 ku për herë të parë firmosi kontratën profesionale me Chelsea-n për dy vite.

Deri më tani 20-vjeçari ende nuk e ka siguruar një vend titullari, por në çdo ndeshje të aktivizuar ai ka mahnitur jo vetëm trajnerin, por edhe tifozët e Southampton.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit