Kush është artisti me të cilin Tayna “do ta djegë” verën?

Kush është artisti me të cilin Tayna…

Ky sezon veror do të jetë i fuqishëm krahasuar me atë të një viti më parë, i cili ishte shumë drastik për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Ata që janë më shumë entuziastë janë artistët, të cilët mezi po presin koncertet. Rrjedhimisht ata janë duke punuar për këngë të reja, të cilat mezi priten nga publiku.

Më i fundit, që pritet të publikohet është bashkëshpunimi i rep-artistëve si Tayna dhe Azet. Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, menaxheri i reperes, Rinor Hykolli.

Ky i fundit ka shpërndarë një video të Taynas, duke treguar se kënga do të jetë një hit i vërtetë. Ndërsa kurioziteti i fansave është rritur edhe më shumë, duke mos duruar deri në lançimin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit