Kush është biznesi që i jep Ramës makinë me qira 500 mijë dollarë?

Kush është biznesi që i jep Ramës…

Gazetarja e ABC Esiona Konomi, dy ditë më parë ngriti disa pikëpyetje ne lidhje me makinën luksoze me të cilën udhëton kryeministri Edi Rama. Rama është parë me këtë makinë të paktën dy muajt e fundit. Ai më parë përdorte një Lincoln të blinduar, për të cilin shprehej se ia kishte dhuruar i vëllai Olsi Rama. Ndërsa ditën e betimit në Presidencë ai është parë me një makinë luksoze tip GMC.

Kjo ka bërë që publikut t’i tërhiqet vëmendja. Kështu nisën të publikohen dhe çmimet e makinës, të cilat variojnë nga 400 mijë euro deri në 700 mijë euro.

KIonomi i bëri pyetje qeverisë për mjetin. Zyra e shtypit të kryeministrit tha se makina ëhstë e marrë me qira.

Edlira Hoxhallari është pronarja e biznesit ku  Edi Rama pretendon se ka marrë me qira makinën luksoze ‘GMC’.

Zonja Edlira Hoxhallari e ka nisur aktivitetin në Maminas në vitin 2016 duke tregtuar fillimisht pjesë këmbimi për makina si dhe shitje të makinave të përdorura.

Në vitin 2018, Hoxhallari ka ndryshuar objektin e veprimtarisë, duke shtuar edhe dhënien e makinave me qira.

Xhiroja vjetore e Edlira Hoxhallarit, e regjistruar si person fizik në Qendrën Kombëtare e Biznesit, është modeste dhe fitimi i deklaruar është gjithashtu modest, duke mos i kaluar as 1 milionë lekë në vit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit