Kush është ‘Dragoi i Kavos”, shqiptari që po kërkohet nga policia greke pas përdhunimit të shqiptares

Kush është ‘Dragoi i Kavos”, shqiptari që…

Policia e Korfuzit është venë në kërkim të 47-vjecarit Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet per rrembimin dhe perdhunimin e nje 34-vjeçareje shqiptare për 48 orë.

Ajo u gjet me pas në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi. Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga burri i saj 32-vjeçar, i cili tha se u zgjua në mengjes por nuk gjeti në banesë bashkeshorten.

Ai tha per policinë se një natë më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masen e detyrimit për paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.

Aspioti ne 2012 u denua me 52 vjet heqje lirie per perdhunimin e 6 të rinjve britanike ne vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofken “dragoi i Kavos”, por u lirua ne nentor 2019 duke shfrytezuar një ligj të kohës në Greqi. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit