Kush është Florian Lamçe që u vra sot në mëngjes... vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vite burg për vrasje

Kush është Florian Lamçe që u vra…

“Po vrare, do të të vrasin!”. Ky është një proverb që e përdorin shpesh në Shqipëri, dhe jo më kotë.

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan e konfirmon më së miri këtë, edhe pse i riu i mbetur viktimë mund të mos kishte asnjë faj.

Florian Lamçe, është 40-vjeçari, i cili u godit për vdekje me shishe dhe sende të forta nga dy persona të tjerë në Elbasan.

E gjitha ndodhi pas një sherri në lokal, në gjendje të dehur.

Mësohet se Lamçe ka ndërruar jetë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat shtetasit Ardiano Hakdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç.

Së fundi, bëhet me dije se 40-vjeçari, është vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vjet burg, për vrasjen e Almir Canit.

Ngjarja ka ndodhur më 22 Shkurt 2012, në të cilën, pasi një sherri për një punë të papaguar, ka mbetur i vdekur me armë zjarri Almir Cani, pronar i diskos “Tekila” në qytet.

Almir Cani, 37 vjeç, u qëllua me dy plumba pistolete rreth 1 orë pas mesnatës. /Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit